Telenews

Stano: Kosova ende nuk e ka dorëzuar një raport për sulmin në Banjskë

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, në një konferencë për media edhe njëherë i është rikthyer sulmit terrorist në Banjskë që ndodhi më 24 shtator të vitit të kaluar, ku u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.

Stano tha se “autoritetet e Kosovës ende nuk kanë dorëzuar një raport lidhur me hetimet në Banjskë”.

“Në lidhje me hetimin. Fillimisht, hetimi duhet të bëhet nga autoritetet kosovare. Nëse po i referoheni incidentit në Banjskë, të 24 shtatorit, kjo është diçka që ka ndodhur në territorin e Kosovës dhe autoritetet kosovare janë përgjegjëse për hetimin dhe ofrimin e një raporti të plotë hetimi. Kjo nuk ka ndodhur ende, kështu që nuk mund të vazhdojmë pa pasur rezultatet e hetimit”, tha Stano.

“Menjëherë pas sulmit dhe ditë, javë e muaj më vonë, kemi bërë të qartë pozitën tonë se çka presim nga dy palët, si Kosova ashtu edhe Serbia kur bëhet fjalë për pjesëmarrjen e mundshme ose mbështetjen e këtij sulmi të tmerrshëm nga ana serbe. Përsëri e gjithë kjo duhet të jetë objekt hetimi, dhe gjetjet do të përfshihen në raportin final, i cili me gjasë nuk është përfunduar ende ose të paktën, nuk na është vënë në dispozicion deri në këtë fazë”, theksoi ai.

Të ngajshme

Danimarka kap Kosovën “për veshi” për në BE (VIDEO)

KushtrimGuraj

Si ta fillosh mëngjesin mbarë – Sekreti i një dite të qetë

Erzana Fazliu

Moti sot

Erzana Fazliu