Telenews

Ish-trajneri i CSKA Moskës: Serbët i kemi vëllezër, Daku të largohet nga Rusia

Trajneri i njohur rus, Alexander Tarkhanov, ka folur për incidentin ku u përfshi Mirlind Daku, pas ndeshjes kundër Kroacisë, e cila përfundoi 2:2.

Ai u dënua nga UEFA me dy ndeshje moslojë.

Ky dënim për Dakun erdhi pasi që ai iu bashkangjit thirrjeve ofenduese të tifozëve ndaj serbëve dhe maqedonëve.

Tarkhanov deklaroi se “serbët i kemi vëllezër dhe nuk mund të ofendohen”.

“Ai duhet të dënohet financiarisht dhe ndoshta të largohet nga skuadra dhe nga Rusia. Ai nuk ka thënë asgjë kundër Rusisë, por futbollistët nuk kanë të drejtë të përzihen në politikë, ose të thotë diçka ofenduese. Dhe të shohim se çfarë vendimi do të marrë Rubini për këtë”, deklaroi ish-trajneri i CSKA Moskës për Legalbet.ru

Të ngajshme

Kosova eliminohet nga Evropiani i CS2, ndalet në çerekfinale nga Lituania

KushtrimGuraj

Detaji i bukur i postimit të Liverpoolit për pensionimin e fanellës së Jota-s

Valjeta Turkaj

Jashari e Milani të frustruar me sjelljet e Club Brugget

KushtrimGuraj