Institui Demokratik i Kosovës (KDI) do të publikojë rezultatet e sondazhit me qytetarë lidhur me ecurinë e Reformës në sektorin e Drejtësisë, gjatë tre vite e gjysmë të mandatit të Qeverisë Kurti. (KDI, rr. “Bajram Kelmendi”, ora 11:00)
Bëhet përurimi i projektit të Shtabit të UÇK-së në fshatin Rancë, në 26-vjetorin e themelimit të kësaj pike. (Fshati Rancë, Shtime, ora 11:00)
Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca mban konferencë për media ku do të shpalosen rezultatet e auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të institucioneve publike të nivelit qendror, atyre të nivelit lokal dhe ndërmarrjeve publike për vitin 2023. (Zyret Kombëtare të Auditimit, ora 11:30)
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë mban takim me Kristo Enn Vaga, kryetar i Grupit të Miqësisë Estoni-Kosovë në Parlamentin e Estonisë. (Kuvendi i Kosovës, N10, ora 15:00)
Instituti Riinvest organizon diskutimin me temën “Tranzicioni drejt energjidë së ripërtëritshme”, në kuadër të serisë së debateve “Green Talks”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 16:00)

