Telenews

Serbi i arrestuar për spiunazh kishte mbajtur këtë funksion publik në Kosovë

Të mërkurën mbrëma, Prokuroria Speciale e ka ndaluar një person për spiunazh.

Aksioni u zhvillua në regjionin e Mitrovicës, pas një procesi disamujor të hetimeve të kryesuara nga Agjencia Kosovës për Inteligjencë dhe policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria kundër Terrorizmit.

Mësohet se i arrestuar është Aleksandar Vllajiq, i cili kishte qenë polic i Kosovës.

Po ashtu mësohet se përveç kësaj, ai ishte i kërkuar për një sulm të kryer në veri, ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor në veriun e Mitrovicës.

Serbi është personi i tretë i ndaluar brenda pak kohësh nga autoritetet e Kosovës, si i dyshuar për spiunazh.

Të ngajshme

Ekzekutohen mbi 6.2 milionë euro subvencione për fermerët, publikohen listat e përfituesve

Rrezarta Ramaj

Nis ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj të FSK-së, të pranishëm krerët shtetërorë

Rrezarta Ramaj

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 9 objekte ndërtimi në Prishtinë dhe Ferizaj

Rrezarta Ramaj