Telenews

Detaje tronditëse për ngjarjen në Podujevë: Nënë e bijë dyshohet se e hodhën foshnjën në tualet

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Podujevë, ku dy gra janë arrestuar nën dyshimet se janë përfshirë në vrasje të një foshnje gjatë lindjes.

Gruaja shtatzënë është njëra nga të arrestuarat e cila dyshohet se ka kryer abort të kundërligjshëm dhe më pas ka kërkuar ndihmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, shkruan sot portali Sinjali.

I njëjti medium shkruan se dy të arrestuarat janë nënë e bijë, 19-vjeçare dhe 44-vjeçare, të cilat po dyshohen se janë përfshirë në këtë rast tronditës.

Vajza 19-vjeçare në bashkëkryerje me nënën e saj, pasi e ka lindur foshnjën në banjon e shtëpisë derisa ka qenë rreth 7-muajshe – dyshohet se e kanë hedhur në tualet, ka raportuar portali Sinjali.

Për rastin kanë folur edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe kanë bërë të ditur se kanë nisur hetimet ndaj dy të dyshuarave, të cilat ndodhen nën masën e ndalimit policor.

Të ngajshme

Vdes në QKUK një 24-vjeçare pas një aksidenti të trafikut

Valjeta Turkaj

KEK-u ka nisur furnizimin me energji për ndërmarrjet në tregun e lirë

Valjeta Turkaj

Osmani: E ardhmja jonë si shoqëri matet me mënyrën si i trajtojmë fëmijët

Valjeta Turkaj