Telenews

Policia po kryen kontrolle me qen në Aeroportin e Prishtinë, raportohet për një alarm për bombë

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është vërejtur prezencë  më e madhe e Policisë së Kosovës. Në pamjet e publikuara në media  shihet njësia K-9 e Policisë së Kosovës duke kontrolluar hapësirat e aeroportit.

Sipas raportimeve bëhet fjalë për një alarm për bombë.

Gazeta online Telenews.al ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe zyrtarë të aeroportit të Prishtinë dhe është në pritje të një përgjigje.

Kjo nuk është hera e parë që ka pasur alarme për mjete shpërthyese në Aeroportin e Prishtinë. Këto alarme kishin rezultuar të rrejshme.

 

Të ngajshme

Ngjarjet e ditës

Erzana Fazliu

Personi i kërkuar për vrasje bie nga ndërtesa në përpjekje për t’iu shmangur arrestimit në Prishtinë, Policia jep detaje

KushtrimGuraj

Dosja: Çfarë deklaruan policët dhe dëshmitarët për rastin e Agon Zejnuallahut?

KushtrimGuraj