Pas fazës së grupeve dhe raundit të 16-të kualifikues, Kampionati Evropian Euro 2024 po hyn në fazën e çerekfinales.
Turqia dhe Holanda ishin dy kombëtaret e fundit që e siguruan kalimin në çerekfinale të Euro 2024, duke iu bashkuar Spanjës, Gjermanisë, Anglisë, Zvicrës, Portugalisë dhe Francës atje, raporton KosovaPress.
Spanja do të përballet me Gjermaninë, Portugalia do të ndeshet me Francën, Holanda do të luajë me Turqinë dhe Anglia do të përballet me Zvicrën.
Ndërkaq, orarin dhe stadiumet se ku do të zhvillohen ndeshjet e gjeni më poshtë.
Spanja – Gjermania
Ndeshja luhet më 5 korrik, me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “MHPArena” të Stuttgartit
Portugalia – Franca
Ndeshja luhet më 5 korrik, me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Volksparkstadion” të Hamburgut
Holanda – Turqia
Ndeshja luhet më 6 korrik, me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Olympiastadion” të Berlinit
Anglia – Zvicra
Ndeshja luhet më 6 korrik, me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Merkur Spiel-Arena” të Dusseldorfit