Telenews

Shpallet tenderi për zgjerimin e rrugës Prishtinë-Pejë, parashihet të kushtojë kaq milionë €

Ministria e Infrastrukturës e ka hapur shpalljen për pranimin e ofertave për projektin e zgjerimit të rrugës Prishtinë-Pejë, konkretisht për segmentin Dollc-Zahaq.

Tenderi është i ndarë në katër llote të ndryshme, vlera e të cilave parashihet të jetë 45 milionë euro.

Sipas njoftimit të publikuar nga Zyra e Prokurimit e MI-së, afati që operatorët e interesuar kanë për dorëzimin e ofertave është 29 korriku.

Nëse procedurat shkojnë sipas planit, atëherë pas përzgjedhjes së operatorëve fitues, projekti pritet të përfundojë brenda 36 muajve, thuhet në Dosjen e Tenderit të publikuar në e-prokurimi.

Dy vite më parë, Ministria e Infrastrukturës i anuloi procedurat shpronësimit në trasenë e rrugës Dollc-Zahaq, nën dyshimin për abuzim me paratë publike.

Megjithatë, ministri Liburn Aliu tha se rikthimi në vlerësim i procedurës së shpronësimit nuk do të thotë anulim i projektit.

Pas publikimit të njoftimit paraprak, pason publikimi i njoftimit për kontratë në të cilën parashihen kushtet e kontratës.

Të ngajshme

Mangani në rritje, eksperti i ujërave tregon zgjidhjen për Liqenin e Badocit

Donat Hashani

Vetëvendosja sot mban mbledhjen e përgjithshme

Donat Hashani

Ngjarjet kryesore për sot

Donat Hashani