Telenews

Sot dhe nesër katër ndeshje spektakolare në basketbollin kosovar

Java e katërt e Superligës së Kosovës në basketboll te meshkujt do të sjellë përballje mjaft interesante.

Ndeshja e parë e kësaj xhiro është ndërmjet Vëllaznimit dhe Proton Cable Prizrenit, ku të dy skuadrat do të luftojnë për fitore. Kuqezinjtë kanë një fitore e dy humbje, derisa prizrenasit një fitore e një humbje.

Sfidë interesante është ajo mes ish-kampionëve, Pejës dhe Golden Eagle Yllit, ku të dy skuadrat verdhezi synimin e vetëm e kanë fitore në këtë takim. Pejanët kanë një fitore e një humbje, derisa therandasit një fitore e dy humbje.

Derbi i kësaj xhiro është mes skuadrave rivale dhe me traditë në basketbollin e Kosovës, Trepçës dhe Sigal Prishtinës. Të dy skuadrat në tri xhirot e para kanë nga dy fitore e një humbje. Mitrovicasit në edicionin e fundit fituan katër trofe, ku pikërisht në finalen e Superkupës shënuan fitore ndaj Sigal Prishtinës.

Java e katërt do të mbyllet me takimin ndërmjet Bashkimit dhe Borës. Prizrenasit janë skuadra e vetme pa humbje me tri fitore, kurse prishtinasit të vetmit pa fitore me tri humbje në tri xhirot e para.

ProCredit Superliga-Java 4

E shtunë

17:15 Vëllaznimi – Proton Cable Prizreni

19:00 Peja – Golden Eagle Ylli

E diel

17:15 Trepça – Sigal Prishtina

19:00 Bashkimi – Bora

Të ngajshme

Boksieri nga Zhuri i Prizrenit synon fitoren e tretë radhazi në karrierën profesioniste –

KushtrimGuraj

Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit –

KushtrimGuraj

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj