Telenews

Rama reagon pasi PDK-ja dhe LVV-ja bojkotuan planin zhvillimor të Prishtinës

Në Kuvendin Komunal të Prishtinës sot është mbajtur seanca e radhës, në rend ditë është vendosur Plani Zhvillimor Komunal 2024-2032, por diskutimi për këtë u bllokua nga PDK.

Rama përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka reaguar, duke thënë se kjo “është në dëm të qytetarëve të Prishtinës”.

“VV dhe PDK u bënë bashkë për të bllokuar vënien në diskutim publik të Planit Zhvillimor të Prishtinës, i cili është dokumenti më i rëndësishëm për zhvillimin e Kryeqytetit për periudhën 2024 – 2032. Ky bojkot nga VV dhe PDK, është në dëm të qytetarëve të Prishtinës sepse ua pamundëson të drejtën e tyre ligjore dhe kushtetuese për kontribut në këtë dokument të rëndësishëm”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Të ngajshme

Sherr në familje në Mitrovicë, babë e bir dyshohen për dhunë, kanosje dhe lëndim

Valjeta Turkaj

Anu Prattipati s’komenton zhvillimet pas dështimit për zgjedhjen e presidentit

Valjeta Turkaj

E rëndë: Vetaksident në Gjakovë, humb jetën një person

Valjeta Turkaj