Telenews

Tenderi 46 milionësh për zgjerimin e rrugës Prishtinë-Pejë, Krasniqi: Kjo rrugë sjell zhvillim ekonomik për rajonin e Dukagjinit

Sot është shpallur tenderi 46 milionësh për zgjerimin e rrugës nacionale Prishtinë-Pejë, segmenti Dollc-Zahaq.

Për hapjen e procedurave për dorëzimin e ofertës, ka njoftuar edhe Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Sipas Krasniqit, kjo rrugë sjell zhvillim ekonomik për rajonin e Dukagjinit dhe mundëson çasje dhe qarkullim më efektiv për qytetarët, shkruan Reporteri.net.

“Pas fillimit të punëve me dinamikë të shpejtë në segmentin Kijev-Dollc, janë hapur procedurat për dorëzimin e ofertës për ndërtimin e Rrugës Nacionale N9 Kijevë-Zahaq, përkatësisht segmenti Dollc-Zahaq.  Segmenti i kësaj rruge ka gjatësi totale 16.27km, dhe buxhet të planifikuar të projektit prej rreth 46 milionë €, të ndarë në 4 lote. Kjo rrugë sjell zhvillim ekonomik për rajonin e Dukagjinit dhe mundëson çasje dhe qarkullim më efektiv për qytetarët”, ka shkruar Krasniqi.

Në njoftimin për kontratë të publikuar në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se kohëzgjatja e kësaj kontrate është për 36 muaj.

Afati i fundit për pranim të tenderëve është 29 korriku, kur edhe do të bëhet hapja e tenderëve. i Tenderi duhet të dorëzohet vetëm në mënyrë elektronike.

 

Të ngajshme

Përballje e fortë në Superligë: KV Fushë Kosova sfidon KV Fer Volley në Lipjan

Erzana Fazliu

Katër prej pesë të lënduarve në gjendje të rëndë, KQZ del me njoftim për aksidentin ku u përfshinë zyrtarë të saj

Erzana Fazliu

Genta Ismajli pezullon projektet

Erzana Fazliu