Telenews

Hapet tuneli i Llogarasë, nga viti i ardhshëm bëhet me pagesë

punimet-ne-tunelin-e-llogarase-hasin-ne-shpella-karstike,-mbi-tre-kilometra-te-hapura

Vepra më e rëndësishme infrastrukturore në jug të vendit, tuneli i Llogarasë, është hapur sot zyrtarisht për përdorim.

Të pranishëm në ceremoni janë Kryeministri Edi Rama, ministra, deputetë e zyrtarë vendorë të qarkut Vlorë.

Tuneli ka një gjatësi prej 5.9 kilometra dhe do të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt plazheve të bukura të Jugut të Shqipërisë.

Hyrja për në tunel nis nga Dukati duke shmangur kthesat e Llogarasë dhe del në fshatin Palasë. Distanca e udhëtimit në këtë segment llogaritet 7-10 minuta, nga rreth 40 minuta që përshkohej duke udhëtuar përmes Llogarasë.

Tuneli i Llogarasë, i cili u hap përpara afatit përfundimtar, do të jetë pa pagesë këtë sezon, ndërsa vitin e ardhshëm do të aplikohet taksa prej 5 eurosh.

Të ngajshme

Më 4 qershor mbahet seanca e radhës në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

KushtrimGuraj

Aksident mes motoçikletës dhe veturës në Prizren, një në gjendje të rëndë, policia jep detajet

KushtrimGuraj

BE-ja shpreh keqardhje të thellë për planin e ShBA-së për të dyfishuar tarifat e çelikut

Valjeta Turkaj