Telenews

Dogana sekuestron 130 paketime të barnave të kontrabanduara në një barnatore në Prishtinë

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë gjetur të fshehura 130 paketime të barnave të ndryshme me banderola të shteteve të huaja të cilat janë kontrabanduar, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

Përmes një njoftimi për media, Dogana bën me dije se pas informatës së marrë nga qytetarët kanë bastisur barnatoren në fjalë, ku kanë gjetur dhe sekuestruar barnat e kontrabanduara.

Në Prishtinë, Njësitet Antikontrabande të Doganës së Kosovës, pas pranimit të informatës nga qytetarët për prezencë të barnave pa banderola, kanë kryer një kontroll në një barnatore. Si rezultat, janë gjetur të fshehura 130 paketime të barnave të ndryshme me banderola të shteteve të huaja, të cilat janë kontrabanduar në Kosovë.

Malli i kontrabanduar është sekuestruar dhe ndaj palës është inicuar procedura kundërvajtëse”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Mangani në rritje, eksperti i ujërave tregon zgjidhjen për Liqenin e Badocit

Donat Hashani

Vetëvendosja sot mban mbledhjen e përgjithshme

Donat Hashani

Ngjarjet kryesore për sot

Donat Hashani