Telenews

Putin dhe Trump flasin më shumë se 1 orë në telefon, diskutojnë armëpushimin me Iranin

Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai i ShBA-së, Donald Trump kanë biseduar në telefon më shumë se 1 orë.

Zëdhënësit të Kremlinit, Yury Ushakov ka bërë të ditur se dy presidentët kanë diskutuar për armëpushimin me Iranin, raporton CNN.

“Vladimir Putin beson se vendimi i Donald Trump për të zgjatur armëpushimin me Iranin është i saktë, kjo duhet të ofrojë një mundësi për negociata dhe në përgjithësi të ndihmojë në stabilizimin e situatës”, tha Ushakov.

Ai gjithashtu bëri të ditur se presidenti Putin dhe Trump diskutuan edhe për luftën në Ukrainë.

Të ngajshme

Zelensky: Nuk do ta sulmojmë Rusinë gjatë vizitës së negociatorëve amerikanë –

KushtrimGuraj

Valët e të nxehtit në Evropë, mbi 35 mijë persona humbin jetën

Rrezarta Ramaj

Alarm në Francë, zbulohet lista sekrete me 26 VIP-a, Kylian Mbappe shënjestër e një bande për rrëmbim!

Yllka Gashi