Telenews

Valët e të nxehtit në Evropë, mbi 35 mijë persona humbin jetën

Valët e njëpasnjëshme të të nxehtit që kanë përfshirë Evropën kanë shkaktuar rreth 35 mijë vdekje shtesë, sipas të dhënave të publikuara për periudhën e fundit.

Vetëm në Gjermani, Spanjë dhe Francë, numri i vdekjeve shtesë ka kaluar 25 mijë, raporton The Guardian.

Ekspertët paralajmërojnë se shifra mund të rritet edhe më tej pas përpunimit të të dhënave për muajin gusht.

Temperaturat ekstreme kanë prekur veçanërisht Evropën Perëndimore.

Në Francë u regjistrua dita me temperaturën mesatare kombëtare më të lartë ndonjëherë, ndërsa në Gjermani dhjetëra stacione meteorologjike regjistruan temperatura mbi 40 gradë Celsius.

Edhe Spanja u përball me temperatura mbi 42°C.

Shkencëtarët theksojnë se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor po i bëjnë valët e të nxehtit më të shpeshta dhe më intensive.

Ndërkohë, Organizata Botërore Meteorologjike ka paralajmëruar për ndikimin e mundshëm të fenomenit El Nino në klimën globale, i cili lidhet me ngrohjen e ujërave sipërfaqësore të Oqeanit Paqësor dhe mund të ndikojë në modelet e motit në shumë pjesë të botës.

Të ngajshme

Nesër i jepet lamtumira e fundit Arlindës – gruas që kërkoi mbrojtje, por u vra mizorisht nga kunati në Pejë –

KushtrimGuraj

Të shtëna me armë në Gjakovë, dyshohet për konflikt mes familjeve Zyberi dhe Vishaj – një person ndalohet për 24 orë –

KushtrimGuraj

Kurti me dy propozime pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Rishikim urgjent i rasteve me rrezik të lartë dhe raport brenda 72 orëve –

KushtrimGuraj