Telenews

E konfirmon Real Madridi, Valverde merr numrin 8-të – Mbappe numrin 9-të

Skuadra e Real Madridit përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar se ka ndryshime të numrave në fanella.

Transferimi më i ri, Kylian Mbappe do ta bartë fanellën me numër 9-të, shkruan Indeksonline

Numrin 8-të të Toni Kroosit do ta bartë mesfushori i Kombëtares së Uruguait, Fede Valverde.

Kurse ndryshim të numrit ka pasur edhe për Arda Gulerin e shumë përfolur gjatë Euro 2024. Nga numri 24-të, turku për sezonin e ri do ta bartë fanellën me numër 15-të.

Kujtojmë që Mbappe do të prezantohet te Real Madridi gjatë datës 16 korrik (e martë) nga ora 12:00

 

Të ngajshme

Prishtinë: Kapen me mbi 2 kg kokainë, një kosovar dhe një shtetas i huaj përfundojnë në mbajtje

Valjeta Turkaj

Krimi i rëndë në Durrës për një kafe, shpallet në kërkim njëri nga të dyshuarit

Valjeta Turkaj

Mbrëmje shpërthyese në Ligën e Kampionëve – 43 gola në vetëm 9 ndeshje

Valjeta Turkaj