Telenews

Mushkolaj i shqetësuar me miratimin e Projektligjit për KPM-në: Pushteti synon kontrollin mbi mediat

Kryetari i Këshillit të Mediave të Shkruara në Kosovë, Imer Mushkojal, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, e cila sot e ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për Këshillin e Pavarur të Mediave.

Përmes këtij projektligji, ka thënë Mushkolaj, pushteti synon kontrollin mbi mediat.

Në profilin e tij në “Facebook”, Mushkolaj ka shkruar se projektligji në fjalë nuk i përmbush standardet evropiane.

“Nëpërmjet ligjit për KPM-në, i cili u miratua sot, pushteti synon kontrollin mbi mediat. Miratimi i këtij ligji – pjesa më e madhe e të cilit, sipas ekspertëve, nuk i përmbush standardet europiane – është goditja më e madhe ndaj lirisë së mediave dhe përpjekje për t’i kapur mediat”, ka shkruar Mushkolaj.

Të ngajshme

Vizitat në paraburgim te Hashim Thaçi, gjykatësi miraton një ndryshim për disa emra që do t’u hiqet ndalesa

Yllka Gashi

Në Hamburg paralajmërohet protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Yllka Gashi

Kjo nuk pritej, Kina zotëron tani 40 përqind të eksporteve botërore!

Yllka Gashi