Telenews

Moti për sot e ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë veror. Temperaturat pritet të jenë jashtëzakonisht të larta, ndërsa gjasat për zhvillime të vranësirave orëve të pasdites do të jenë shumë të pakta, megjithatë mund të ndodhë ndonjë zhvillim krejtësisht i izoluar.

Rekomandohet kujdes i shtuar orëve të mesditës sidomos për personat e ndjeshëm, sepse temperaturat maksimale parashihet të arrijnë deri në 38 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë veror. Temperaturat mbi 40 gradë Celsius në zonat më të nxehta. Rrallë në ndonjë rajon malor mund të ketë ndonjë zhvillim të izoluar.

Ditëve të ardhshme na pret mot i ngjashëm, pra me vapë shumë të fortë verore, por zhvillimet do të jenë paksa më të shpeshta edhe pse ende mbesin krejtësisht të izoluara vetëm në disa rajone. Të Enjten mund të kemi destabilizim të atmosferës orëve të pasdites me rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër.

Të ngajshme

Osmani takon kryesuesin e KQZ-së, Radoniqi, diskutuan për përgatitjet e balotazhit më 9 nëntor

KushtrimGuraj

Për pesë vjet mbi 21 mijë nxënës më pak në shkolla

KushtrimGuraj

SPAK ngre aktakuzë ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku për shkelje të barazisë në tenderin e tunelit të Llogarasë

KushtrimGuraj