Telenews

Sipas të gjitha gjasave, pompa e konfiskuar në Veri është e Radojiçiq

Është konfiskuar pompa e benzinës në veri të Mitrovicës, që është në pronësi të kryekriminelit Millan Radojçiqit.

“I konfiskohet pompa e benzinës Milan Radojçiqit”, është titulli i lajmit, të cilin e ka shpërnda zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka.

Ai ka shkruar “Korrik 2024.”.

Zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani, i ka thënë Gazetës Express se Policia i ka asistuar AKP në verifikimin e disa pronave.

Ai tha se një pompë e benzinës është mbyllur në Mitrovicë të Veriut, një në Zubin Potok dhe një në Ujman.

“Sot Policia e Kosovës ka asistu AKP në verifikim të pronave të tyre. Një pompë e benzinës në Mitrovica Veri, një në Zubin Potok dhe një në Ujman janë mbyll. AKP ka qenë në prezencë të Inspektorëve të MTI dhe ATK”, tha ai për Express.

Elshani tha se çdo gjë ka kaluar pa probleme.

Të ngajshme

Ministria e Infrastrukturës ka mbyllur një nga tenderët më të mëdhenj për mirëmbajtjen e rrugëve nacionale dhe rajonale në vend, me vlerë mbi 35 milionë euro për tre vjet.

Valjeta Turkaj

Për herë të parë, Belgjika ndriçon rrugët për muajin e Ramazanit

Valjeta Turkaj

Ish-ministri i PDK-së shpreh gatishmërinë për postin e presidentit, tregon arsyen

Valjeta Turkaj