Telenews

500 euro për kthimin e orës 20 mijë euroshe, këta janë dy të arrestuarit për vjedhje dhe detyrim

Një rast jo fort i zakontë i vjedhjes ka ndodhur së fundmi në një motel në Fushë Kosovë, ku u përfshinë një çift, drama e të cilëve përfundoi me vjedhje e detyrim. Një vajzë po dyshohet për këtë rast, e cila bashkë me një person që dyshohet se bashkëpunoi me të janë arrestuar. Sinjali raportoi sot se të dy kanë përfunduar në ndalim policor dhe tashmë është zbuluar identiteti i tyre.

Gazeta Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se dy personat e dyshuar janë Albenita Hyseni dhe Valon Syla.

Sipas informacioneve të para, rasti ka ndodhur në motelin ‘Royal’ ku e dyshuara 19-vjeçare kishte shkuar bashkë me viktimën 25-vjeçar gjoja se për të kaluar kohë së bashku, edhe pse gjithçka dyshohet se ishte planifikuar paraprakisht.

Bazuar në informacionet e para, vajza e dyshuar ia kishte vjedhur të dashurit një orë të markës ‘Rolex’ që kapte vlerën e rreth 20 mijë eurove dhe më pas janë larguar nga moteli.

Por, pasi u zbulua se çfarë ka ndodhur, vajza i vendosi një kusht viktimës në mënyrë që t’ia kthejë orën që ia vodhi.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se e dyshuara i kërkonte atij 500 euro para të gatshme në këmbim të kthimit të orës mijëra euroshe. Në gjithë këtë rast, vajzës dyshohet se i ndihmoi një 23-vjeçar.

Plani për ta bërë këmbimin e parave me orën u bë nga të dy, por që i dyshuari fillimisht u kap në flagrancë.

Arrestimi i tij çoi në identifikimin edhe të vajzës së dyshuar dhe si rezultat u sigurua prezenca e saj nga Policia.

Dy të dyshuarit përfunduan në ndalim policor me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndërsa ora e vjedhur i është kthyer viktimës.

Lidhur me këtë rast, personat e dyshuar do të hetohen për veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Detyrimi”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të ngajshme

Dogana ndalon dy çanta luksoze “Hermes” të padeklaruara në Vërmicë, me vlerë mbi 16 mijë euro

Valjeta Turkaj

Çallaku: Koha për qeveri të reformës institucionale

Valjeta Turkaj

Kryeministri palestinez thotë se duhen pesë vjet dhe miliarda dollarë për të rindërtuar Gazën

Valjeta Turkaj