Telenews

Ngjarjet kryesore për sot

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) mban mbledhjen e radhës. (KPK, ora 10:00)

Komuna e Malishevës, në mënyrë solemne ndan çmimet “Qytetar nderi” për personalitetet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. (Salla e mbledhjeve e Kuvendit të Komunës në Malishevë, ora 10:00)

Lëvizja FOL mban konferencë për media, me ç’rast do të bëjë publikimin e të dhënave nga monitorimi i zbatimit të aktiviteteve të parapara nga Qeveria e Kosovës në kuadër të Planit Kombëtar për Zhvillim, realizimi i të cilave është paraparë të përfundojë në periudhën janar-qershor 2024. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca mban konferencë për media ku do të shpalosen rezultatet e tri auditimeve të performancës dhe pajtueshmërisë. (Zyra Kombëtare e Auditimit, ora 11:00)

Rame Lahaj Internation Opera Festival (RLIOF) mban konferencë për media, do të shpalosen detaje për Gala Mbrëmjen ‘Rame Lahaj & Friends’ që mbahet më 2 gusht në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë nga ora 20:30. (Galeria e Fakultetit të Arteve në Prishtinë, ora 11:00)

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj mban konferencë për media. (Zyra qendrore e AAK-së, në lagjen Arbëria në Prishtinë, ora 15:00)

Të ngajshme

“Kosova po pret”, Endrit Thaçi bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri

Yllka Gashi

Villa Bellevue destinacioni ideal për pushim, relaks dhe momente të paharrueshme

Rrezarta Ramaj

Kuvendi njofton, nesër vazhdon seanca konstituive

Yllka Gashi