Nëse po kërkoni një hapësirë të qetë dhe komode për të kaluar disa ditë larg rutinës, Villa Bellevue është zgjedhja ideale për ju dhe familjen apo shoqërinë tuaj.
Vila ofron akomodim deri në 10 persona, duke krijuar një ambient të përshtatshëm për pushime në grup, fundjava dhe momente të veçanta.
Për një eksperiencë edhe më relaksuese, Villa Bellevue ju mirëpret me pishinë me ujë të ngrohtë, jacuzzi dhe saunë, ndërsa terraca me pamje mahnitëse ju mundëson të shijoni kohën në një ambient të qetë dhe të këndshëm.
Për adhuruesit e gatimit dhe mbrëmjeve mes shoqërisë, vila ka edhe hapësirë të dedikuar për barbecue, perfekte për të krijuar kujtime të bukura së bashku.
Villa Bellevue aty ku komoditeti, relaksi dhe natyra bashkohen për një pushim të paharrueshëm.

