Tiktokeri Muhamed Iseni e ka konfirmuar incidentin me reperin e njohur shqiptar, Rigels Rajku “Noizy”.
Përmes një reagimi në TikTok, Iseni ka njoftuar se është sulmuar mbrëmë dhe për këtë incident e ka fajësuar reperin tjetër shqiptar, Arkimed Lushaj “Stresi”.
“Bravo i qoftë Arkimendit si ma boni këtë kastile, ulu, ulu mos rri n’kambë, e mbyllën derën, i përzunë krejt çunat prej “backstages”. Si i kanë mbyll dyertë, një minutë është i lartë, janë futur para, mbrapa edhe direkt m’kanë gjujt me hekra n’kry”, dëgjohet duke thënë “Medi” në një bisedë me Cllevion në TikTok.
Viktimat kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin rajonal të Pejës.
Muhamet Iseni edhe para dy vitesh kishte telashe në vendet ku Noizy performont