Në një botë ku sfidat dhe mundësitë bashkëjetojnë, individë shqiptar si Burim Dërmaku po shndërrojnë ëndrrat në realitet dhe po thyejnë kufijtë e njohurive dhe kulturave.
Burimi është një akademik nga Kosova që ka arritur një audiencë të gjerë ndërkombëtare, duke bërë një ndikim të rëndësishëm në fushën e lidershipit dhe promovimin e gjuhës shqipe.
Burim Dërmaku është pionieri i parë shqiptar që ka përfunduar doktoratën në Lidership nga Universiteti Shtetëror i Sofjes në Bullgari, duke u bërë një figurë e shquar në këtë fushë. Ekspertiza e tij është reflektuar në dy libra të rëndësishëm: “Kreditë jo performuese” (2020) dhe “Lidership” (2021). Këto libra janë botuar dhe shpërndarë me ndihmën e “Lambert Academic” në Gjermani dhe janë të disponueshme në platformat kryesore globale si Amazon, MoreBooks, Barnes & Noble dhe të tjera.
Si udhëheqësi i parë shqiptar me titull doktor në lidership, Burim Dërmaku ka vendosur standarde të reja dhe ka kontribuar në zhvillimin e teorive dhe praktikave të lidershipit me veprat e tij. Ai është një shembull i gjallë se përkushtimi dhe vendosmëria mund të shndërrojnë ëndrrat në realitet.
Përveç suksesit në fushën e lidershipit, Burim Dërmaku është gjithashtu një akademik shqiptar që ka pushtuar platformat botërore me librat e tij. Përkthimi i librave të tij në spanjisht, në një gjuhë të një vendi që nuk e ka njohur Kosovën, tregon se letërsia dhe kultura mund të kalojnë kufijtë politikë dhe të krijojnë ura komunikimi dhe mirëkuptimi midis popujve.
Burimi është autor i librave me renome ndërkombëtare si:
1. “Impact of macroeconomic and banking factors on the level of NPLs, in the banking sector in Kosovo.
2. LEADERSHIP- The impact of Leadership Styles on Motivating Corporate Employees.
Një aspekt i veçantë dhe i rëndësishëm i veprave të Dërmakut është doracaku “Fol Shqip,” që ka për qëllim të ndihmojë shqiptarët dhe të tjerët që duan të mësojnë gjuhën shqipe. Ky doracak është i dobishëm për studentët, mësuesit dhe të gjithë ata që dëshirojnë të përmirësojnë aftësitë e tyre gjuhësore dhe për të ruajtur dhe promovuar gjuhën shqipe si një pjesë thelbësore e identitetit kombëtar shqiptar.
Doracak që ja vlen ta keni të gjithë në pronësi, sepse është doracak apo fjalor që mund të përfitoni shumë dije, përveç të gjitha fjalëve të huaja dhe huazimeve që po përdoren me të madhe kohëve të fundit, po ashtu mund të gjeni edhe kuptimin e shumë fjalëve të përdorshme shqipe, që ja vlen shumë ti dini.
Librat e Dërmakut janë përkthyer në të gjitha gjuhët kryesore botërore si: në gjuhën Angleze, Gjermane, Franceze, Italiane, Spanjolle, Portugeze, Polake etj. Librat janë shpërndarë në 100% të territorit të botës dhe gjenden në të gjitha tregjet më të mëdha botërore si: Amazon, MoreBooks, Hachette, Barnes & Noble, Lightning Source, Ingram, Baker&Taylor, Matthews Medical, NACSCORP, Betrams, si dhe në të gjitha tregjet tjera më të mëdha botërore.
Burim Dërmaku është një dëshmi e gjallë se përkushtimi dhe angazhimi mund të çojnë në arritje të mëdha dhe të ndikojnë në nivel ndërkombëtar. Ai është një shembull frymëzues për të gjithë ne, duke na mësuar se çdo hap përpara është një hap drejt suksesit dhe se çdo përpjekje e sinqertë ka vlerë të pamasë.
Le të inspirohemi nga shembulli i tij dhe të ndjekim pasionet tona me përkushtim dhe integritet. Siç na mëson Burimi, ruajtja dhe promovimi i identitetit dhe kulturës sonë janë pasuri të çmuara që duhet të mbrohen dhe të promovohen.
View this post on Instagram