Telenews

Granit Xhaka para miqësores ndaj Arsenalit: Kundërshtar i fortë

Mesfushori Granit Xhaka thotë se është në kontakte të vazhdueshme me disa ish bashkëlojtarë, ndërsa po përgatitet për rikthimin në “Emirates”.

Shqiptari që përfaqëson Zvicrën do të luajë me Leverkusenin në miqësoren ndaj Arsenalit, e cila do të nis me fillim nga ora 19:00.

Për Xhakën kjo do të jetë paraqitja e parë në stadiumin e skuadrës londineze që kur u largua një vit më parë, ndërsa është duke e pritur me padurim.

“Kur luan në një klub për shtatë vite, rikthimi është gjithnjë i veçantë. Sidomos nga njerëzit më parë. Kam pasur kohë të mrekullueshme te Arsenali dhe vazhdoj të kem kontakte të vazhdueshme me disa lojtarë dhe stafin”.

“Kryesisht me Thomas Partey, Oleksandr Zinchenkon dhe Gabriel Jesusin. Jam duke parë ndeshjen, një kundërshtar shumë i fortë. Një kundërshtar me të cilin duhet të përgatitemi edhe për Ligën e Kampionëve”.

Në fundin e sezonit të kaluar, Xhaka kishte thënë se nuk dëshiron që Arsenali e Leverkuseni të përballen mes vete në Ligën e Kampionëve, ndërsa shorti do të tërhiqet në fundin e muajit gusht.

Xhaka ka zhvilluar 297 paraqitje për “Topçinjtë”, ndërsa për afro një dekadë e ka fituar dy herë FA Cupin dhe dy herë “Community Shield”.

Të ngajshme

Manchester City pranë transferimit të Enzo Fernándezit –

KushtrimGuraj

Kosova triumfon ndaj Maqedonisë së Veriut në volejboll të Lojërave Mesdhetare

Yllka Gashi

Çiklisti kosovar Albion Kastrati renditet në top 20 në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” –

KushtrimGuraj