Telenews

Caktimi i zgjedhjeve “ngut” Qeverinë t’i përmbushë premtimet e papërfunduara

Me caktimin e 9 shkurtit për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta parlamentare, njohës të çështjeve juridike e politike thonë se qeverisja aktuale do të nxitet që t’u japë epilog premtimeve të papërfunduara. Por ata e shprehin mendimin se periudha prej gjashtë muajsh deri në zgjedhje nuk do të jetë e mjaftueshme për jetësimin e këtij synimi

Caktimi i 9 shkurtit si ditë për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta parlamentare, sipas njohësve të çështjeve juridike e politike, do t’i japë shtysë qeverisjes aktuale që deri në përfundimin e mandatit t’u japë përmbushje premtimeve të dhëna.

Presidentja Vjosa Osmani e nënshkroi të premten dekretin me të cilin e caktoi mbajtjen e zgjedhjeve të para të rregullta parlamentare, që pas shpalljes së pavarësisë, më 6 shkurt.

Profesori i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, ka thënë se Qeveria aktuale do të përpiqet që t’u japë epilog projekteve të papërfunduara, deri atëherë.

“Pasi që jemi në fundin e mandatit 4-vjeçar, kjo qeveri do të përpiqet që atë që nuk ka arritur, sidomos investimet kapitale për 4 vite, punët që kanë mbetur për arsye të ndryshme për procedurat zvarritëse të prokurimit, tani përpiqet që sa më shpejtë t’i shfrytëzojë dhe sa më shumë këto muaj që kanë mbetur që disa projekte që i kanë premtuar, i ka premtuar të gjitha rrugët kryesore, drejtimet kryesore që i kanë mbetur me vite të tëra nga qeverisjet paraprake, po përfundojnë do të përpiqet t’i kryejë”, ka thënë Baraliu.

Por njohësi i çështjeve politike, Arbnor Sadiku, mendon se brenda periudhës prej gjashtë muajsh deri në zgjedhje, ekzekutivi nuk do të arrijë t’i jetësojë premtimet e mbetura.

“Tendencat janë që çdo projekt që kanë premtuar dhe nuk përfundohet mund të sjellë penalizime dhe dilema, kurse a është i mundshëm përfundimi i këtyre punimeve, konsideroj që jo, pasi që punimet janë aktualisht Autostrada e Gjilanit, Magjistralja për në Merdar dhe që brenda këtij afati 6-mujor nuk do të realizohen të gjitha premtimet e Qeverisë”, ka thënë Sadiku.

Të ngajshme

Pak çerdhe, pak punë për gra

KushtrimGuraj

Ndahen për fundvit nga 100 euro për fëmijët deri në 16-vjeç dhe pensionistët

KushtrimGuraj

Ballkani Perëndimor: Nuk ka premtime konkrete për datën e anëtarësimit në BE

KushtrimGuraj