Telenews

KRU “Prishtina” me njoftim me rëndësi për konsumatorët e ndërtesave kolektive

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar konsumatorët që është e obligueshme të instalohen ujëmatësit individual.

Përmes një njoftimi në Facebook, KRU-ja ka deklaruar se banorët e ndërtesave kolektive që faturohen me ujëmatës të përbashkët, të instalojnë ujëmatësit individual me qëllim që faturimi të bëhet sa më real.

“Ju që keni 2 vertikale duhet të vendosni 2 ujëmatës, 3 vertikale 3 ujëmatës, 4 vertikale 4 ujëmatës, 5 vertikale 5 ujëmatës” thuhet në njoftim, përcjellë Indeksonline.

Sipas KRU “Prishtina”, ujëmatësi individual është i nevojshëm pasi që, në rast të rrjedhjes së ujit brenda ndërtesës, i tërë faturimi u vendoset atyre që kanë ujëmatës të përbashkët.

Ky është njoftimi i plotë:

Lusim konsumatorët të cilët jetojnë në ndërtesa kolektive ( të vjetra si psh. lagjja” Ulpiana”,” Dardania”, ” Bregu i Diellit” , etj) e të cilët faturohen me ujëmatës të përbashkët, që sa më shpejt të instalojnë ujëmatës individual për shkak të faturimit sa më real.

Ju që keni 2 vertikale duhet të vendosni 2 ujëmatës, 3 vertikale 3 ujëmatës, 4 vertikale 4 ujëmatës, 5 vertikale 5 ujëmatës.

Vendosja e ujëmatësve individual për herë të parë vendoset nga konsumatori.

Pse duhet të instalohet ujëmatësi individual:

Në rast të ndonjë rrjedhje  të ujit në ndonjë vertikale brenda ndërtesës, i tërë uji që rrjedh iu faturohet juve që jeni me ujëmatës të përbashkët me ç’rast edhe nuk jemi përgjegjës për çfarëdo dëmtimi brenda ndërtesës suaj.

Të ngajshme

Brnabiç pretendon se po përgatitet arrestimi i Vuçiqit –

KushtrimGuraj

Sërish protestë nesër, kërkohet drejtësi për të gjitha gratë e vrara –

KushtrimGuraj

Aleanca kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës: Përgjegjësia duhet të nisë nga lart –

KushtrimGuraj