Telenews

Prokuroria thotë se disa fakte në çështjen e Calit janë relevante tek rasti i Thaçit dhe të tjerëve

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim që të miratohet pjesërisht kërkesa e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) për konstatimin gjyqësor të listës së fakteve për të cilat ka vendim në rastin ndaj Salih Mustafës pasi Prokuroria beson që mund të jenë relevante edhe në  rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Kjo është bërë e ditur përmes konferencës javore të DhSK-së, nga zëdhënësi Michael Doyle i cili tha se ky vendim është marrë me 21 gusht, Betimi për Drejtësi.

“Trupi Gjykues miratoi pjesërisht kërkesën e Prokurorisë për konstatim gjyqësor të listës së fakteve për të cilat ka vendosur gjykata në çështjen Salih Mustafa, që Prokuroria beson se janë relevante edhe për çështjen Thaçi dhe të tjerë”, tha Doyle.

Ai tha se Trupi gjykues ka lëshuar edhe vendim lidhur me dëshmitë e dëshmitarëve ku është miratuar edhe një mocion i prokurorisë që të pranohen tri deklarata të dëshmitarëve pasi ata të merren në pyetje edhe nga mbrojtja.

Seancat rinisën këtë javë në çështjen e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Të hënën dhe të martën dha dëshmi ish-oficeri i ushtrisë së SH.B.A.-së, Stiven Rasëll (Steven Russell). Të martën pasdite, dëshmitari i 79-të i Prokurorisë dha dëshmi në sallën e gjyqit me masa mbrojtëse. Sipas përmbledhjes që u lexua në sallë, dëshmitari u kyç në UÇK rreth marsit 1998 dhe shërbeu në vende të ndryshme, ku stërviti ushtarë të UÇK-së dhe ushtroi detyrën e komandantit. Dëshmitari e përfundoi dëshminë dje. Seanca e ardhshme në çështjen Thaçi dhe të tjerët është caktuar për të hënën, 26 gusht, në orën 09:00.

Doyle gjithashtu njoftoi edhe për miratimin e trupit gjykues të kërkesës së Kadri Veselit për ndërprerjen e përfaqësimit juridik të tij nga avokati Ben Emmerson. Ai tha se gjykatësi iu janë referuar edhe një letre të Veselit ku ai kishte njoftuar se kjo është ‘një ndërprerje e parevokueshme e marrëdhënies klient-avokat”./Telenews/

Të ngajshme

LAJMI I FUNDIT: Policia konfirmon vrasjen në Pogragjë të Gjilanit

Rrezarta Ramaj

Ribashkohet çifti i BBVK, mesazhi i Lelës për dashurinë me Leon merr vëmendjen

Rrezarta Ramaj

Fëmija 4-vjeçar i gjetur i vetëm në Ferizaj ribashkohet me nënën

Rrezarta Ramaj