Telenews

Disa të vrarë nga një sulm me thikë në qytetin gjerman Solingen

Një numër njerëzish raportohet të jenë vrarë në një sulm me thikë në qytetin perëndimor gjerman të Solingen, thonë mediat lokale.

Gazeta Bild shkruan se një burrë goditi rastësisht kalimtarët gjatë një festivali në qendër të qytetit të premten në mbrëmje, ku si pasoj¡ u plagosën edhe disa persona.

Sulmuesi dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet. Po ashtu, helikopterët e policisë janë parë duke fluturuar mbi qytet, transmeton BBC News.

Sulmi ndodhi gjatë festivalit që shënon 650 vjetorin e Solingenit.

Autoritetet e qytetit kërkuan që njerëzit të largoheshin nga zona dhe policia aktualisht po vendos kordone sigurie.

Ekipet e emergjencës në vendngjarje janë duke i trajtuar të plagosurit.

Të ngajshme

Brnabiç pretendon se po përgatitet arrestimi i Vuçiqit –

KushtrimGuraj

Sërish protestë nesër, kërkohet drejtësi për të gjitha gratë e vrara –

KushtrimGuraj

Aleanca kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës: Përgjegjësia duhet të nisë nga lart –

KushtrimGuraj