Sot është zyrtarizuar huazimi i Clement Lenglet tek skuadra e Atletico Madridit.
Barcelona dhe Atletico Madrid ka arritur marrëveshje për huazimin e mbrojtësit francez deri në vitin 2027, ndërsa lojtari nuk humb kohë dhe fillon që sot stërvitjen, shkruan Arbresh.info.
Pamjet e publikuar nga mediumi “AS” shihet Lenglet duke u stërvitur me njërin nga trajnerët e Atl. Madridit.
Mbrojtësi francez, në sezonin e kaluar ishte pjesë e Aston Villas në formë huazimi, ndërsa në sezonin 2022/23 ishte pjesë e Tottenhamit.

