Telenews

Merr fund drama/ Ben Afflecku e zbulon arsyen e ndarjes nga JLo

Ben Afflecku mbetet i përkushtuar ndaj punës dhe fëmijëve të tij pasi Jennifer Lopez bëri kërkesë për divorc. Një burim i thotë PEOPLE-t se Afflecku, 52 vjeç, “është mirë dhe është shumë i përqendruar” pas divorcit të Lopezit, i cili erdhi pas muajsh spekulimesh se martesa e tyre ishte e shkatërruar.

“Ai ka projekte pune. Ka qenë i mrekullueshëm edhe kur bëhet fjalë për fëmijët. Ai po bën pikërisht atë që dëshiron”, thotë burimi. “Ai duket shumë i lumtur”.

Burimi shton se Afflecku ndjeu se kishte “mbaruar martesa tij” kur u zhvendos për herë të parë në një shtëpi me qira në Los Anxhelos, veçmas nga ku ai dhe Lopezi jetonin së bashku.

“Mund të thuash që ai ishte i mërzitur për këtë”, thotë burimi për vendimin e Affleckut për t’u larguar. “Ai e dinte se po e zhgënjente Lopezi. Ai u ndje shumë keq për këtë.”

 

Të ngajshme

Shiroka-Pula takohet me senatorët amerikanë Shaheen dhe Durbin –

KushtrimGuraj

Aksident fatal në Ferizaj, vdes 54-vjeçari në vendin e punës –

KushtrimGuraj

Një ekip kosovarësh ftohet në kampionatin europian të talenteve të reja në sigurinë kibernetike në Gjermani –

KushtrimGuraj