Telenews

Osmani dhe Admirali Munsch flasin në telefon, Presidentja s’del për t’u takuar në zyrë shkaku i gripit

Ndonëse ka qenë i konfirmuar, takimi mes presidentes Vjosa Osmani dhe admiralit Stuart B. Munsch nuk do të realizohet sot.

Kështu tha këshilltari i presidentes për media, Bekim Kupina.

Ai i tha Gazetës Express se takimi është pamundësuar ngaqë Osmani është me virus sezonal.

Kupina shtoi se Osmani ka biseduar në telefon me admiralin Munsch dhe janë dakorduar të takohen në udhëtimet e radhës.

“Takimi në mes të Presidentes Osmani dhe Admiralit ni ka qenë i konfirmuar për sot në orën 15:00, por nuk do të mund të realizohet sot për shkak se Presidentja e kishte të pamundur të dalë në zyrë shkaku i një virusi sezonal. Presidentja ka biseduar me Admiralin Munch nëpërmjet telefonit dhe do të takohet me të së shpejti në njërin nga udhëtimet e radhës”, tha Kupina.

Të ngajshme

Zjarr në një banesë në Tophane të Prishtinës, s’ka të lënduar –

KushtrimGuraj

Në ditën e lamtumirës së fundit, Valon Ramushit i caktohet një muaj paraburgim –

KushtrimGuraj

Policia e Kosovës planifikon hapjen e radios së saj, tregon qëllimin –

KushtrimGuraj