Telenews

VIDEO: Regjistrohet momenti i tmerrit, helikopteri i ushtrisë boshnjake rrëzohet në liqenin Jablaniçka

Një helikopter i Forcave të Armatosura të Bosnjë-Hercegovinës u rrëzua në liqenin Jablaniçka në pjesën veriore të Hercegovinës të mërkurën, duke plagosur një anëtar të ekuipazhit, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Helikopteri u rrëzua gjatë stërvitjes përpara një stërvitjeje ushtarake të përbashkët mes Forcave Paqeruajtëse Evropiane në Bosnje dhe Hercegovinë (EUFOR) dhe Ushtrisë së Bosnje dhe Hercegovinës, e cila po mbahet të enjten.

“Për arsye të paspecifikuara, helikopteri ra në liqenin Jablaniçka në zonën e Buturoviçit”, tha për agjencinë e lajmeve Hina, Ljudevid Mariq, zëdhënës i MPB-së.

Ai shpjegoi se në momentin e aksidentit në helikopter ishin katër anëtarë të ekuipazhit.

Të gjithë u shpëtuan, por një anëtar pësoi lëndime dhe u dërgua në një spital lokal, shtoi zëdhënësi Mariq.

Të ngajshme

Misteri i 1 milion eurove të fshehura në Mercedes në Merdarë, 33-vjeçari që pretendon se paratë janë të tij – përfundon në prangat e Speciales –

KushtrimGuraj

Ligji për Specialen u kthye në Kuvend, BE-ja kërkon konsultim para rinisjes së diskutimeve për ndryshime –

KushtrimGuraj

Nga marihuana e paketuar me foli alumini te pistoleta me dy fishekë – çfarë sekuestroi Policia në Podujevë? –

KushtrimGuraj