Telenews

Aventurë e re për Nedim Bajramin, “fantazisti” kuqezi transferohet në Skoci

Nedim Bajrami është gati për një aventurë të re, kësaj radhe larg Italisë.

Fantazisti kuqezi do të transferohet në Skoci te skuadra e Glasgoë Rangers.

Pas negociatave, duket se është arritur akordi mes klubit skocez dhe Sassuolos, teksa Bajrami do të transferohet në kryeqytetin skocez.

Lajmin e ka konfirmuar eksperti i merkatos, Fabrizio Romano në emisionin e tij live në “YouTube”, teksa “Sky” raporton se operacioni do t’i kushtojë Rangers 4 milionë euro, ndërsa lojtari do të firmosë një kontratë 4-vjeçare.

Bajrami mori vëmendjen e shumë klubeve pas performancës fantastike në Europian dhe rekordit të vendosur me golin më të shpejtë në historinë e këtij kompeticioni, pas vetëm 23 sekondash kundër Italisë.

Të ngajshme

Barcelona në vëzhgim të Fisnik Asllanit, talenti kosovar drejt La Ligës?

Valjeta Turkaj

Renditja për Topin e Artë 2026: Lideri nuk është Kane apo Mbappe, ndërsa Yamal dhe Dembele janë jashtë top 10

KushtrimGuraj

Një komandat i ri në mesfushën kuqezi – ngritja e Juljan Shehut me Shqipërinë

KushtrimGuraj