Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka mbështetur veprimet e fundit të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës.
Sipas Bajqinovcit këtij operacioni duhet t’i gëzohet edhe opozita, ndërsa ka mbetur i habitur me reagimin e ndërkombëtareve.
Sipas tij, bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë presion mbi Sebinë.
“Çdo institucion ilegal i Serbisë në Kosovë po mbyllet, dhe opozita duhet të gëzohet që Vuçiqi nuk e kontrollon më veriun e vendit tonë. Bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë presion mbi Serbinë për dorëzimin e terroristëve të përfshirë në sulmin terrorist të Banjskës. Në vend që Bashkimi Evropian të përshëndesë vendosjen e sundimit të ligjit dhe mbylljen e institucioneve ilegale që prodhojnë dhunë dhe terror, ende flasin për “koordinim”. Z. Stano e ka të argumentuar qartë se vendosja e ligjshmërisë, duke filluar nga tabelat e automjeteve, mbyllja e institucioneve ilegale, largimi i dinarit, patentat e shoferëve, letërnjoftimeve, postës, tabelave në rrugë, si dhe moslejimi i zgjedhjeve serbe, nuk kanë prodhuar kurrfarë dhune. Pra,dhuna dhe terrori vjen nga serbia, e cila tenton përmes këtyre strukturave ilegale në vendin tonë tenton t’a destabilizojë Kosovën”, thuhet në reagimin e Bajqinovcit.