Telenews

Punëtorët e ish-komunës paralele të Mitrovicës kërkojnë të kthehen në punë

Punëtorët e ish-komunës paralele në veri të Mitrovicës janë mbledhur para ndërtesës së ish-komunës, e cila u mbyll të premten nga institucionet e Kosovës, raporton portali serb “kosovoonline”.

Para objektit në Mitrovicën e Veriut ku ndodhej ish-selia e qarkut paralel administrativ të Mitrovicës së Kosovës dhe e ashtuquajtura zyre serbe për Kosovë, janë mbledhur rreth tridhjetë punëtorë të këtyre institucioneve dhe kanë kërkuar sqarim nga policët që janë në afërsi të ndërtesës për të shpjeguar “pse nuk lejohen të shkojnë në vendet e tyre të punës”.

Njëri nga policët u tha se procedimi po zhvillohej në bazë të Prokurorisë, pasi në këtë ndërtesë ishin lëshuar dokumente të falsifikuara.

Para ndërtesës së ish-komunës paralele të Mitrovicës ndodhen disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe disa automjete të parkuar. Pasi punëtorët iu drejtuan mediave, së bashku me kryetarin i ish-komunës paralele serbe të Mitrovicës, Ivan Zaporozhec, ata janë kthyen dhe janë larguar.

Të ngajshme

Bora shkakton telashe në Shqipëri – Dhjetëra automjete bllokohen në rrethin e Shkodrës, policia dhe borëpastrueset në terren

KushtrimGuraj

‘Mos lësho pe e as çeshmën’ – Pas rrymës, nga 1 janari do të shtrenjtohet edhe uji

KushtrimGuraj

Bashkëpuntori i afërt i Hashim Thaçit: Vullneti i qytetarëve po dhunohet, PDK-ja të reformohet nga Skenderaj

Donat Hashani