Telenews

SHBA konfiskon aeroplanin e presidentit venezuelian, Maduro

Shtetet e Bashkuara kanë sekuestruar një aeroplan luksoz që i përket presidentit autoritar të Venezuelës, Nicolas Maduro, për shkelje të sanksioneve dhe kontrolleve të eksportit.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë tha se ”aeroplani ‘Dassault Falcon 900EX’, i cili është në pronësi dhe operuar nga Maduro dhe shoqëruesit e tij, u konfiskua në Republikën Domenikane dhe u transferua në Florida”.

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, Merrick Garland shpjegoi në një deklaratë me shkrim se aeroplani ishte blerë ilegalisht për 13 milionë dollarë dhe ishte kontrabanduar nga SHBA “për përdorim nga Nicolas Maduro dhe miqtë e tij”.

”Aeroplani u ble në Forida nga një kompani guaska dhe u dërgua në Karaibe në prill 2023”, tha Departamenti i Drejtësisë, duke shtuar se ishte përdorur për fluturime të brendshme dhe ndërkombëtare.

Qeveria amerikane ka vendosur një sërë sanksionesh që i ndalojnë amerikanët të bëjnë biznes me anëtarët e qeverisë Maduro, të cilën SHBA e njeh si legjitime.

Ka edhe kufizime në eksportet venezueliane.

Maduro, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 2013, siguroi një mandat të tretë në zgjedhjet e diskutueshme të mbajtura më 28 korrik.

Opozita akuzon qeverinë për mashtrim zgjedhor dhe pretendon fitoren për kandidatin e saj, Edmundo González.

Uashingtoni thotë gjithashtu se Maduro humbi.

Të ngajshme

Në nderim të Laurent Krasniqit, motoristët mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit

Yllka Gashi

Del video e plotë, si e organizoi “artisti” Jozefin Marku me grupin e tij rrahjen e Edi Kuçit në Shqipëri

Rrezarta Ramaj

Trupi i kriminelit të luftës Ratko Mlladiq merret nga Haga, pasdite arrin në Serbi

Yllka Gashi