Më 22 gusht, shefi i CIA-s William Burns, e ka vizituar edhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë ku u prit nga drejtori i saj, Petrit Ajeti.
Pas gati dy javësh, AKI ka dal me komunikatë rreth kësaj vizite.
Në njoftim thuhet se aty u zbulua edhe një pllakë me porosi të veçantë brenda objektit të inteligjencës kosovare.
Kjo porosi është e ushtarakut amerikan Joseph Burns, i cili ia kishte transmetuar birit të tij, shefit aktual të inteligjencës amerikane, William Burns.
“Asgjë nuk mund të të bëjë më krenar sesa shërbimi me nder ndaj vendit tënd!”.
Gjatë vizitës së tij në Kosovë, William Burns, u takua me presidenten Vjosa Osmani si edhe me kryeministrin Albin Kurti.