Telenews

Në Serbi paralajmërohet se pikat kufitare me Kosovën do të bllokohen të premten në orën 18:00

Kryetari i të ashtuquajturit asociacion i qytetarëve të Qarkut të Mitrovicës për Kosovë, Rasha Rojeviq, ka njoftuar se nesër (6 shtator) do të fillojë bllokada shumëditore e pikave kufitare drejt Kosovës.

Rojeviq tha për agjencinë Beta se bllokada do të organizohet nga shoqatat vendase të qytetarëve nga Kosova dhe se katër nga pesë kalimet nga drejtimi i Serbisë qendrore dhe Malit të Zi do të bllokohen.

“Bllokada do të fillojë nesër në orën 18:00 dhe do të zgjasë derisa të tërhiqen forcat policore të Kosovës nga veriu i Kosovës… Gjithashtu kërkojmë që KFOR-i të marrë kontrollin e veriut të Kosovës”, tha ai.

Sipas tij, bllokadat do të zgjasin derisa të plotësohen të gjitha kërkesat e qytetarëve.

 

Të ngajshme

Hamza për Qosjen: Një mendje që nuk u pajtua kurrë me heshtjen

Valjeta Turkaj

Vjosa Osmani refuzon të komentojë për çështjen e presidentit gjatë homazheve

Valjeta Turkaj

Shpërthejnë komentet te Nagavci, votuesit e VV-së e kërkojnë Osmanin presidente: Refuzimi i saj gabim!

Valjeta Turkaj