Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën nacionale Prishtinë–Pejë, saktësisht në Sllatinë, ku gjashtë persona kanë mbetur të lënduar.
Në aksident janë përfshirë tri vetura.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Blerina Ejupi.
“Më datë 20.08.2026 rreth orës 16:30 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, saktësisht në Sllatinë. Në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”.

