Telenews

72 armë, mitralozë, pushkë e granata, Hoxha jep detaje të reja për armatimin në veri

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë detaje në konferencën e sotme lidhur me operacionet e zhvilluara në veri të vendit.

Gjatë aksioneve janë sekuestruar 72 armë, përfshirë 2 mitralozë, 11 AK-47, 27 pushkë gjuetie dhe 1 pushkë ajrore, si dhe 7 granata dore.

Po ashtu, janë gjetur mjete shpërthyese e piroteknike, mijëra municione dhe uniforma ushtarake serbe.

Hoxha tha se Policia po vazhdon hetimet për të zbardhur rrethanat dhe qëllimin e posedimit të këtij armatimi.

Të ngajshme

Zbulohet lokacioni ku u gjet arsenali i armëve në Zubin-Potok

Yllka Gashi

Sveçla deklaron nga Mitrovica: Policia sekuestron armë, municion dhe uniforma serbe në veri

Yllka Gashi

E dhimbshme: Ky është punëtori i KEK-ut që humbi jetën në vendin e punës, reagon sindikata

Yllka Gashi