Telenews

E dhimbshme: Ky është punëtori i KEK-ut që humbi jetën në vendin e punës, reagon sindikata

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës ka reaguar pasi edhe një punëtor tjetër e ka humbur jetën në vendin e punës.

Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, kjo sindikatë ka shpërndarë edhe fotografinë e punëtorit, që ka vdekur sot pasi ka rënë në kontakt me tensionin e rrymës gjatë ushtrimit të detyrave të tij të punës.

Kjo sindikatë ka thënë se e ka marrë me dhimbje të thellë lajmin për vdekjen e punëtorit, Arbenit Ahmeti.

“Arbeniti u nda nga jeta në krye të detyrës, duke lënë pas dhimbje të madhe te familja, kolegët dhe të gjithë ata që patën rastin ta njohin dhe të punojnë me të. Në emër të Sindikatës së Re të KEK-ut, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Ahmeti, të afërmve, miqve dhe kolegëve të tij. Humbja e një punëtori në vendin e punës është dhimbje e madhe për familjen, kolegët dhe gjithë komunitetin e KEK-ut.”, thuhet në reagimin e sindikatës.

Të ngajshme

Zbulohet lokacioni ku u gjet arsenali i armëve në Zubin-Potok

Yllka Gashi

72 armë, mitralozë, pushkë e granata, Hoxha jep detaje të reja për armatimin në veri

Yllka Gashi

Sveçla deklaron nga Mitrovica: Policia sekuestron armë, municion dhe uniforma serbe në veri

Yllka Gashi