Telenews

Kryediplomati turk sot në vizitë në Prishtinë

Hakan Fidan Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë do të qëndrojë për vizitë sot në Kosovë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme turke, “gjatë takimeve do të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe si dhe zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare”

Në njoftim nuk bëhet e ditur se cilët zyrtarë do të jenë nikoqirë të kryediplomatit turk.

“Ministri Fidan do të vizitojë Prizrenin dhe Mamushën dhe do të takohet me komunitetin turk dhe përfaqësuesit e tij”.

Po ashtu bëhet e ditur Ministri Fidan do të vizitojë edhe shtabin e KFOR-it.

Ky takim ndodhë në një kohë kur autoritetet turke kanë arrestuar një shtetas të Kosovës, për të cilin shërbimi sekret turk tha se është pjesëtar i shërbimit izraelit të inteligjencës Mosad.

Të ngajshme

Berat Lahu publikon dokumente: Muja dhe Rizvanolli mos ta fshehin të vërtetën e licencimit të EFT-së së Hamoviqit

KushtrimGuraj

Artan Behrami dhe Arian Tahiri nisin rrugëtimin për deputetë nga Mitrovica

KushtrimGuraj

Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qarkullim

KushtrimGuraj