Telenews

Hapen pikat kufitare në Merdarë dhe Bërnjak

Pikëkalimet në mes të Kosovës dhe Serbisë, më saktësisht ato në Merdarë e Bërnjak, janë hapur për qarkullim të shtunën.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në Facebook.

“Pas pranimit të njoftimeve se tashmë janë larguar bllokadat e krijuara nga ekstremistë të maskuar që kanë qenë të vendosura dje në territorin e Serbisë dhe duke parë se nuk ka ndonjë pengesë për qarkullim nga dhe drejt pikave kufitare të Republikës së Kosovës, morëm vendimin për hapjen për qarkullim të pikave kufitare Merdarë dhe Bërnjak”, shkroi Sveçla.

“Rend dhe ligj, paqe e siguri, cep më cep e në çdo kufi të Republikës tonë”, përfundoi.

Të ngajshme

E mitura kap 160 euro nga arka e “Albi Market” dhe ikën me vrap – identifikohet nga kamerat dhe ndalohet –

KushtrimGuraj

Nga 1 nëntori fillon kontrolli për bizneset online

Rrezarta Ramaj

Presidentja Shiroka-Pula shkon te frizerka, shoqërohet nga deputetja e PDK-së

Rrezarta Ramaj