Telenews

Konflikti në Aktash që përfundoi me vrasje, arrestohet edhe një person

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një person për konfliktin e armatosur mes familjeve Sekiraqa dhe Capat, ku u vra Premtim Gashi.

Siç njofton policia, të mërkurën u arrestua edhe një person i cili dyshohet se ka kryer veprën penale manipulim me prova.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. Gazmend Zajmi, Prishtinë 01.09.2024, 22:04. Lidhur me rastin e lartcekur të datës së lartcekur, me datën 11.09.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se ka kryer veprën penale manipulim me prova. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

Në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen Aktash, më datë 01.09.2024 kishte të shtëna me armë zjarri ku si pasojë një person kishte mbetur  i vrarë një person dhe pesë të tjerë kishin mbetur të plagosur.

Dy familje, Sekiraqa e Gashi po dyshohen se u përfshinë në këtë ngjarjen.

Të ngajshme

Kurti arrin në QKUK, merr pjesë në përurimin e Njësisë Koronare

Rrezarta Ramaj

Rama: Nuk jap dorëheqje, jam i gatshëm për dialog

Rrezarta Ramaj

Yjet e futbollit dhe partneret e tyre mahnitin me paraqitjet në tapetin e kuq të “Topit të Artë”

Rrezarta Ramaj