Telenews

Shtatorja e ish-presidentit Rugova, do të vendoset dhe në Prizren

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj  ka deklaruar se shtatorja e ish-presidentit historik Ibrahim Rugova, do të vendoset dhe në Prizren.

“Shtatorja e Presidentit Rugova në “Sheshin e Lidhjes” do të formoj arkitekturën historike dhe vlerave të mëdha kombëtare, që bartë qyteti i Lidhjes së Prizrenit”, ka shkruar Selmanaj në faqen e tij të Facebook-ut.

“Faleminderit për projektin ideor, të punuar në mënyrë shumë profesionale nga arkitektja prizrenase Ajlin Shishko”.

Ditë më parë, një shtatore e Rugovës u vendos edhe në Podujevë, pikërisht në Parkun e Qytetit.

Të ngajshme

Nesër i jepet lamtumira e fundit Arlindës – gruas që kërkoi mbrojtje, por u vra mizorisht nga kunati në Pejë –

KushtrimGuraj

Të shtëna me armë në Gjakovë, dyshohet për konflikt mes familjeve Zyberi dhe Vishaj – një person ndalohet për 24 orë –

KushtrimGuraj

Kurti me dy propozime pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Rishikim urgjent i rasteve me rrezik të lartë dhe raport brenda 72 orëve –

KushtrimGuraj