Telenews

Basketboll/Kosova mposhtet nga Norvegjia në parakualifikime për Eurobasket 2025

Përfaqësuesja e Kosovës A në basketboll, është mposhtur sonte befasisht nga Norvegjia në Mitrovicë në kuadër të parakualifikimeve për Eurobasket 2025.
Dardanët edhe pse kishin avantazhin deri në -17 në çerekun e tretë, befasisht u mposhtën nga Norvegjia 92-95, por vetëm pas vazhdimeve pasi koha e rregullt u mbyll baraz 81-81.
Ekipi i Kosovës e startoi shumë mirë këtë duel, duke fituar dy periodat e para (27-15, 19-16) dhe mbylli pjesën e parë me rezultat tejet të thellë 46-31. Në pjesën e dytë, Norvegjia u rikthye fuqishëm në lojë, duke fituar fillimisht dy periodat vendimtare, tre dhe katër (18-25, 17-25), duke e dërguar ndeshjen në vazhdime e aty fituan ngushtë dhe me 3 pikë dallim (11-14).
Harald Frey ishte engimë e pazgjidhur për ekipin e Kosovës sonte me plotë 38 pikë, 3 kërcime e 3 asiste, i ndihmuar edhe nga Karamo Jawara me 16, Stian Mjoes me 15 dhe Sjur Berg me 12 sosh.
Te Kosova s’mjaftuan kurrsesi për fitore, Dardan Berisha me 27 pikë, Erjon Kastrati e Drilon Hajrizi me nga 17 dhe Gëzim Morina që kishte 13 sosh.
Momentalisht, Kosova gjendet e dyta në Grupin C me 1 fitore dhe 2 humbje, derisa në duelin e fundit të kësaj faze i shkon Danimarkës me 30 Qershor të cilën në Prishtinë e kishte mposhtur me 5 pikë diferencë.
 

Të ngajshme

Granit Xhaka shënon eurogol, çon në këmbë gjermanët

KushtrimGuraj

Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër

Erzana Fazliu

Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fillim të vitit të ardhshëm

Erzana Fazliu