Telenews

Konflikti për pronë: Ky është i dyshuari që e goditi disa herë me thikë një person tjetër në Ferizaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në fshatin Dubravë në Ferizaj, ku një person ka tentuar ta vrasë një tjetër, duke e therur me thikë disa herë. Viktima është dërguar në spital, ndërsa i dyshuari tashmë është arrestuar, raporton Gazeta Sinjali.

Personi po dyshohet se e ka goditur viktimën me thikë në pjesët vitale të trupit pas një mosmarrëveshje që lidhet me pronën.

Sinjali mëson se personi i arrestuar për këtë rast është Shemsi Keraka.

Lidhur me këtë rast njoftoi edhe Prokuroria Themelore në Ferizaj, ku bëri të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

”Prokuroria Themelore në Ferizaj, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me inicialet Sh.K.,në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Vrasje në tentativë” nga neni 172 lidhur me nenin28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

I dyshuari i lartëcekur është ndaluar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje lidhur me një konflikt pronësor në fshatin Dubravë, ka sulmuar fizikisht me thikë të dëmtuarin Z.M. duke e goditur disa herë në pjesë vitale të trupit”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të ngajshme

Ndryshim drastik i motit sot dhe nesër

Donat Hashani

Kthimi i nxënëses me shami në shkollë, Imami Maliqi: Dua t’i shpreh mirënjohje MAShT-it

Donat Hashani

Rudari: Droga që u kap në Pejë, mund të ketë qenë për eksport (VIDEO)

Donat Hashani