Telenews

Nga sot e deri të hënën zhvillohet xhiro e tretë e Superligës së Kosovës në Basketboll

Java e tretë në Superligën e Kosovës në basketboll do të dhurojë sfida interesante.

Përballja e parë e xhiros do të jetë sot ndërmjet Vëllaznimit dhe Trepçës. Kuqezinjtë kanë një fitore e një humbje, derisa kampionët e nisën edicionin me fitoren ndaj Golden Eagle Yllit.

Të dielën është derbi i kësaj xhiro ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës, ku të dy skuadrat numërojnë nga një fitore e një humbje.

Derbi i skuadrave prizrenase po ashtu është interesant mes Proton Cable Prizrenit dhe Bashkimit, ku të dy skuadrat kanë nga një fitore. Kjo sfidë sjell edhe sfidën mes vëllezërve Burim dhe Samir Zekiqi.

Xhiroja e tretë do të mbyllet me takimin mes Borës dhe Pejës, që duan fitoren e parë në këtë kampionat. Skuadra prishtinase debuton në Superligë dhe ka dy humbje, kurse verdhezinjtë në ndeshjen e parë pësuan nga Vëllaznimi.

Superliga-Java 3

E shtunë

17:15 Vëllaznimi – Trepça

E diel

17:00 Golden Eagle Ylli – Sigal Prishtina

19:00 Proton Cable Prizreni – Bashkimi

E martë

19:00 Bora – Peja

Të ngajshme

Boksieri nga Zhuri i Prizrenit synon fitoren e tretë radhazi në karrierën profesioniste –

KushtrimGuraj

Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit –

KushtrimGuraj

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj