Telenews

Bajrami: Mbi Qeverinë Kurti rëndon barra e 273 milionë tenderëve sekret, s’mund të fshihen më prapa propagandës

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami thotë mbi Qeverinë Kurti rëndon barra e 273 milionë tenderëve sekret dhe se të njëjtit nuk mund të fshihen më prapa mashtrimeve e propagandës.

Ajo tregon se nga 859 milionë të parapara për investime kapitale në buxhetin e vitit 2024, deri në shtator qeveria ka shpenzuar veç 159 milionë euro.

“Nga 859 milionë të parapara për investime kapitale në buxhetin e vitit 2024, deri me shtator qeveria ka shpenzuar VEÇ 159 milionë euro. Kjo shifër tregon se ka mospunë, edhe te këto 159 milionët e shpenzuar një pjesë janë kontrata njëburimore me korrupsion.

Derisa qytetarët shpenzojnë kohë në kolonat me pluhur, shpenzojnë karburant dhe amortizojnë automjetet e tyre në rrugët për Podujevë, Mitrovicë, Pejë e Gjilan partia në pushtet prej 859 milionë eurove të parapara për investime kapitale në buxhetein e vitit 2024, deri me 1 shtator ka arritur të shpenzoj vetëm 159 milionë euro (ndërsa komunat me krejt pengesat nga Ministria e Financave kanë shpenzuar 120 milionë euro për investime kapitale deri me 1 shtator). Këto të dhëna janë të Ministrisë së Financave”.

“Në anë tjetër mbi këtë qeveri rëndon barra e 273 milionë tenderëve sekret, taksa tonat këto të shpenzuara në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik, duke dëmtu buxhetin e duke favorizu kompani në dëm të konkurrencës së lirë në treg.

“E pamë mospunën tuaj, prandaj s’mund të fshiheni më prapa mashtrimeve e propagandës”, shkruan deputetja Bajrami.

Të ngajshme

Biden: Vrasja e liderit të Hezbollahut, drejtësi

Erzana Fazliu

Nuk jep fitues derbi i madh i Bundesligës

Erzana Fazliu

Ndahen Roberti dhe Ana?

Erzana Fazliu